Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 19:07

Dhëndrit i ndodh gjëma, nusja lexon në altar mesazhet e tij të tradhëtisë

Një vajzë e re, një ditë para dasmës teksa ka qenë duke festuar festën e  beqarisë me mikeshat  e saj është përballur me një të vërtetë të tmerrshme. Në celularin e saj ka mbërritur një mesazh ku shkruhej: “Unë s’do të martohesha me të. Do martoheshe ti?”, dhe disa screenshot që tregonin se I fejuari po e tradhëtonte.

Historia e saj u rrëfye në faqen australiane "Whimn", ku ka treguar se ndonëse zemra ju thye ajo vendosi të mos e anulonte dasmën pasi gjithçka ishte paguar dhe si për tu hakmarrë i ka nxjerr bojën partnerit përpara të gjithëve në ditën e dasmës.

Ajo vendosi që në vend të betimit të lexonte disa nga mesazhet që i fejuari i kishte dërguar dashnores, duke e nxjerr atë zbuluar para të gjithëve.

“Trupi yt është i hatashëm dhe dreqin, ti di si ta përdorësh. Do të doja që e dashura ime të kishte gjysmën e aftësive që ti ke." "Më mungon shumë, nuk resht duke të menduar. S'kam përjetuar kurrë një lidhje të tillë më parë."- ishin mesazhet që ajo i lexoi para partnerit dhe të ftuarve.

“Mesa duket Alex nuk është ai që mendoja se ishte,” tha ajo para se të lexonte
mesazhet inkriminuese në sy të të gjithë të ftuarve.

“Me çdo fjalë që lexoja, aq më shumë zbardhej në fytyrë Alex,” tha gruaja. E pashë me
sy të përlotur dhe s’më tha asgjë. Doli nga kisha kokëulur, me shokun e ngushtë pas
vetes. Familja e tij thjesht na pa, të tmerruar.”

Më pas, ai u largua nga kisha me kokën ulur, ndërsa nusja dhe shoqet e saj vazhduan festën gjatë mbrëmjes.