Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 19:07

Askush se dinte, por Alfio paska qenë tap kur ka zbuluar lidhjen me Fatmën

Pak javë më parë nëpërmjet një fotoje në Instagram, Alfio zbuloi lidhjen me moderatoren e njohur Fatma Methasani. Ai publikoi një foto ku të dy shiheshin pranë njëri-tjetrit duke treguar se dashuria gjendje në gjërat e vogla.

Ditën e sotme në një intervistë për 'Pasditja ime', Fatma ka zbuluar se në atë moment që Alfio ka hedhur foton ka qenë i dehur.

"Kishim kaluar në një fazë kur nuk përpiqeshim aq shumë të fshiheshim, por ende nuk ishim gati për ta bërtitur, kështu që ndodhi aksidentalisht. Ne ishim në një mbrëmje duke pirë diçka, bëmë disa foto nga këto që ruajmë edhe tani, por Alfio kishte pirë pak. Unë marr makinën e tij sepse nuk e ngiste dot vetë dhe ndjej telefonin që më binte. Kishte aq shumë mesazhe sa nuk dija çfarë po ndodhte. Ishte ky momenti kur kuptova që Alfio kishte postuar foton tonë dhe u zbuluam", tregoi Fatma.

Po ashtu ajo ka folur edhe për bashkëjetesën e tyre dhe zënkat e shumta që ka mes tyre.

“Dikur ziheshim shumë, ndërsa tani më pak sepse takohemi më rrallë. Zihemi shumë për faktin që nuk gatuan, ose kur gatuan bën shumë enë për t’u larë. Zihemi pse nuk gjen dot çorapet në mëngjes", është shprehur Fatma.