Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 18:06

Prekëse: Në dasmën e nuses së verbër, të ftuarit bëjnë veprimin që do t’ju përlot

Ceremonia e martesës së një çifti në Australi bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme për gjestin prekës që të ftuarit bën për nusen e cila është e verbër. Të gjithë të ftuarit kanë fashuar sytë dhe nuk kanë parë asgjë nga kjo dasmë, por e kanë shijuar atë vetëm me shqisën e dëgjimit.

Ky gjest nga ana e tyre u bë pasi 32 vjeçarja Stephanie Agneë, vuan nga një sëmundje, e cila e ka verbuar dhe ajo asnjëherë nuk ka mundur të shikojë partnerin e saj.

"Unë nuk e kam parë kurrë. Por e di si është, ai është më i gjatë se unë, dhe e di gjithashtu që ka shpatulla të gjera."- shprehet ajo për bashkëshortin, Robbie Campbell.