Modelja e njohur shqiptare Erjona Sulejmani ka tërhequr vëmendjen e mediave që pas ndarjes së bujshme nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili dhe deklaratave të forta që bëri pas ndarjes. Ditën e djeshme, ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ me Eraldo Rexhon, ku ka rrëfyer diçka më shumë për eksperiencën e saj në reality show n italian ‘Temtation Island’.

Siç ka treguar dhe vetë Erjona kjo experiencë ka vlejtur shumë për të duke qenë se nëpërmjet aj ajo ka arritur të zbulojë veten.

Gjithashtu gjatë intervistës gazetari Eraldo Rexho e ka pyetur rreth nënës së saj dhe në këtë moment Erjona nuk ka mundur të mbajë dot veten dhe ka shpërthyer në lot.

"Mamaja ime është gjithçka për mua. Është heroina ime. Kur je fëmijë i vogël, ke gjithmonë një pikë ku thua 'Kam për të arritur' ose një person që thua 'Kam për tu bërë'. Zakonisht fëmijët e vegjël thonë do të bëhem superman, unë kam thënë gjithmonë dua të jem si mamaja ime."- ka thënë Erjona mes lotësh.





