Së fundmi "WorldAtlas" ka përpiluar një hartë ku renditet të gjitha shtetet që kanë më shumë festa zyrtare për të festuar. Sipas të dhënave me 28 festa në vit vendin e parë e zë Kamboxhia, në vendin e dytë renditet Sri Lanka me 25, Indi dhe Kazakistan me 21, Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.

Ndërsa në vendin tonë ka plotë 13 festa zyrtare. Në botë, Shqipëria bën pjesë në grupin më të zakonshëm sa i përket ditëve pushim, pra me më pak festa, ndërsa në Evropë është ndryshe, pasi vendi jonë renditet në një nga vendet me më shumë festa zyrtare.

Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.




