Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 15:03

Intervistat/ Pse 78% e mjekëve po kërkojnë të ikin nga Shqipëria

Vendi jonë kohët e fundit po haset me një problem të madh, atë të largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të punuar kryesisht në vendet perëndimore si Gjermania etj.

Shoqata Together for life ka publikuar së fundmi një anketë ku janë marrë në pyetje 1000 mjek dhe ku thuhet se rreth 78% e mjekëve tanë kanë pohuar se mund të largohen nga Shqipëria.

Gjithashtu në këtë anketë thuhet se vendi jonë ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë. Pra në të thuhet se ka vetëm 1.2 mjekë për 1000 banorë.

Siç dihet zonat që përballe kryesisht me mungesën e shërbimeve shëndetësore janë ato rurale dhe fshatrat, ku banorët për të bërë një visit tek  mjeku detyrohen të udhëtojnë gjatë.