Majk është një nga reperët më të suksesshëm momentalisht në vendin tonë, ku përveç këngëve të tij që kthehen menjëherë në hite, komentohet dhe për jetën e tij private që ka një interes të madh për publikun.

Dita e sotme është shumë e veçantë për të, pasi feston ditëlindjen. Ai i ka lajmëruar vetë fansat që sot është dita e tij e lindjes nëpërmjet një postimi mjaft provokues në Instagram.

Reperi i hitit “Katile” ka publikuar një foto, ku shihet një femër e zhveshur dhe që në sy bien të pasmet e saj bombastike.

“Zot më fal për mëkatet dhe gëzuar ditëlindjen”, i thotë ai vetes në postimin në Instagram.





