Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 14:02

Plas sherri në DWM/ Romeo sulmon keq Kledin: Ta tregoj jashtë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dance with me" ka ndodhur një ngjarje e papritur, teksa mes konkurrentit Romeo Veshaj dhe anëtarit të jurisë Kledi Kadiu kaNë debatuar.

Pasi Romeo ka mbaruar performancën e tij, Kledi nuk e ka vlerësuar mirë me pikë dhe për këtë arsye e Romeo është nxehur me të.

“Të ka mbetur hatri nga java e kaluar, fillove të qash…”, i ka thënë Kledi.

"Këtu nuk kemi ardhur për të qarë, por për të treguar se cilët jemi. Se kush qan... nëqoftëse më sheh e kupton se kush qan. Mbaj vendin tënd. Vlerëso siç duhet", iu kthye Romeo me nerva Kledit ndërsa Alketa u mundua të qetësonte situatën duke i thënë Romeos se po sillet si vlonjat i vërtetë.

"Vlerësimi im është ky, nëse s'të pëlqen, s'të pëlqen dhe kaq", u përgjigj Kledi.