Nga Shqipëria / E Martë 27 Nëntor 2018, 13:01

U kap duke i dhënë makinës i dehur, gjykata merr vendimin për Alban Hoxhën

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se portiere dhe kapiteni i "Partizanit" Alban Hoxha u arrestua nga policia në orët e para të mëngjesit pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Ditën e djeshme séance e parë e mbajtur për këtë çështje u shty për sot.

Sot, Hoxha është paraqitur përpara gjykatës, ku dhe i është dhënë masa Detyrim Paraqitje. Siç u bë e ditur edhe ditën e  djeshme, partnerja e tij Çiljeta ka qenë gjatë gjithë kohës pranë Albanit duke e mbështetur.

Ndërkohë ende nuk dihet se nëse klubi I Partizanit do të ndërmarrë ndonjë masë kundër Alban Hoxhës.