Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Sevenbizz" ka qenë e ftuar aktorja e njohur e serialit "O sa mirë", Arjola Demiri ku për herë të parë ka rrëfyer më shumë detaje për divorcin nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe 3 fëmijë.

Siç rrëfeu ajo shkak për divorcin e shumë përfolur ka qenë tradhëtia nga ana e partnerit të saj.

"Arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia. Pas ndarjes nuk kemi ndonjë raport kushedi se çfarë. Nuk takohemi, s'kemi pse të takohemi", është shprehur Arjola.

Madje ajo ka shokuar teksa ka rrëfyer për herë të parë publikisht se ish burri i saj ka ushtruar dhunë mbi të.





