Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Siç dihet ajo prej vitesh është e ndarë nga partneri i saj me të cilin ka dhe një vajzë që quhet Ana.

Hygerta së fundmi është bërë pjesë e një interviste për "Tema Tv", ku ka rrëfyer diçka për jetën private duke zbuluar se deri tani ka preferuar të qëndrojë vetëm deri sa të gjejë një person që i plotëson kritikat e saj.

"Kam menduar që derisa të vij ai që dua unë me kriteret që dua unë, më mirë të rri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere."- është shprehur ajo.

Mirëpo pavarësisht se nuk ka një partner, Hygerta ka rrëfyer se ka shumë dëshirë që të ketë një fëmijë të dytë.
"Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe. Por te martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme. Ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë."- ka treguar Hygerta.





