Që pas suksesit të këngës "Gigi", reperi shqiptar Sin Boy u bë mjaft i njohur për publikun shqiptar. Siç dihet, ai është një reper grek por me origjinë shqiptare dhe emri i tij real është Agustin Gega. Sin Boy ka qenë së fundi i ftuar në emisionin e njohur “Sevenbizz”, ku ndër të tjera ka shokuar teksa ka treguar se është i martuar me 3 gra.

Ai rrëfeu se përveç se ka të dashura në të gjithë botën, është i martuar dhe me tre gra, të cilat jetojnë në tre shtete të ndryshme.

“Jam martuar 3 herë. Kam 3 gra, në të njëjtën kohë. Njëra rri në Greqi, tjetra në Bullgari, tjetra në Amerikë. Unë duhet të udhëtoj gjithë kohës që t’i takoj.”- ka treguar ai.





