Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se portieri i "Partizanit", Alban Hoxha u arrestua nga policia pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur në orët e vona të natës.

Ditën e sotme, ai është paraqitur para gjykatës ku dhe është pritur që të merret masa e sigurimit për të. Mirëpo ndonëse të gjithë prisnin që të dilte, gjyqi u shty për ditën e nesërme. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se pranë tij ka qenë këngëtarja e njohur Çiljeta.

Siç dihet ata prej kohësh janë në një lidhje, mirëpo disa javë më parë u përfol se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies. Por diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë, pasi në foton e siguruar nga ‘Panorama Sport’, Çiljeta ka qenë në gjykatë duke mbështetur të dashurin e saj dhe duke hedhur poshtë lajmet e ndarjes.






