Oriola Marashi arrin gjithmonë që të tërheq vëmendjen e mediave me fotot dhe videot provokuese që publikon herë pas here në profilin e saj në Instagram. Ajo prej disa ditësh ka çmendur gjithë fansat pasi ka publikuar vazhdimisht foto nga pushimet e saj në Dubai.

Modelja ka publikuar vazhdimisht foto me bikini, duke bërë kështu kurioz të gjithë fansat, të cilët vazhdimisht e kanë pyetur se me kë ndodhet në Dubai. Ditën e sotme nëpërmjet një fotoje, ajo ka zbuluar se ndodhet atje me parukeren e njohur Merita.

Oriola ka publikuar një foto të Meritës teksa shfaqet pranë saj. Përmbi foto modelja ka shkruar ‘Habibi’ duke ju referuar Meritës.





