Reperja e njohur Tayna prej kohësh po përjeton një sukses të madh. Çdo këngë e saj dëgjohet shumë dhe kapin miliona klikime në Youtube. Reperja pak javë më parë ka publikuar këngën e saj të re "Pow Pow", e cila u shoqërua me shumë diskutime pasi u përfol se ishte një diss për këngëtaret e tjera si Arta, Fifi dhe Rina.
Mirëpo ditën e sotme, kjo këngë ka ardhur sërish në vëmendje të mediave duke qenë se shumë fansa e kanë akuzuar Taynën se këngën e ka kopjuar nga kënga e famshme ‘Picasso’ E e Migos. Sipas “Lajme.net” ngjashmëria në muzikë mes këtyre dy këngëve është shumë e madhe.
Ndërkohë përveç muzikës siç duket Tayna edhe kipin e ka huazuar nga kënga e njohur “Go gaga” të Lava Lava.





