Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 17:05

Nuk keni për ta njohur, Rina bën ndryshimin e madh në pamje dhe duket tjetër njeri

Reperja e njohur Rina ka qenë një prej personazheve më të komentuar kohët e fundit në media. Sherri i saj me Tyanën dhe disset e një pas njëshme që ato i kanë bërë njëra-tjetrës tërhoqën shumë vëmendjen e mediave dhe të fansave.

Përveç këngëve të Rinës që kthehen menjëherë në hite, këngëtarja ka tërhequr vëmendje dhe për look-un e saj të kuruar dhe plotë stil. Siç dihet që në nisje të karrierës së saj, Rina është shfaqur me flokë të shkurtër brun, mirëpo së fundmi i ka habitur të gjithë, teksa ka publikuar një foto me  një pamje tërësisht tjetër.

Në këtë foto Rina shihet me flokë të gjatë ngjyrë blu dhe me onde në fund. Si duket këta flokë janë paruke dhe Rina është duke u përgatitur për klipin e saj të ri.