Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 16:04

Që në pikë të mëngjesit, Khloe i bën zbor Zaimina Vasjarit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Zaimina Vasjari, u bë nënë pak muaj më parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Khloe. Që prej asaj kohe ajo është tërhequr nga muzika dhe i është dedikuar plotësisht vogëlushes.

Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Zaimina publikon herë pas here foto dhe video të vogëlushes, ku tregon se sa shumë është rritur ajo. Ditën e sotme që në orën 6 të mëngjesit, Zaimina ka publikuar një video ku Khloe shfaqet duke luajtur nëpër shtëpi.

“Çfarë është gjumi?”, ka shkruar këngëtarja pranë videos, duke treguar kështu që po vuante për gjumë për shkak të zgjimit herët të Khloes.