Prej disa kohësh "TVSH" ka lajmëruar se shumë shpejt në ekranin e këtij televizioni do të startojë emisioni më i ri, i cili pritet të mbaj mbërthyer para ekranit të gjithë teleshikuesit.

Ky emision do të quhet "Gjyshet milionere" dhe do ti dedikohet tërësisht aftësive që gjyshet kanë në gatim.

“Të gjithë kemi parë me dhjetra formate gatimi në televizion. Por asnjëri prej tyre nuk ka për protagoniste gjyshet.” , thuhet në promon e emisionit. Audicionet për këtë spektakël kanë nisur dhe të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të tregojnë aftësitë e tyre në gatim, ku fituesja do të fitojë edhe një shumë të majme.




