Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 15:03

Dasma VIP: Dalin pamjet nga martesa madhështore e moderatorit shqiptar

Ditën e djeshme moderatori shqiptar i emisionit "Next", Klevis Saliaj i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore. Ai dhe partnerja e tij, Anjeza kanë kurorëzuar dashurinë  e tyre në një dasmë ku kanë qenë të pranishëm shumë personazhe të njohur.

Kanë qenë moderatorja e njohur Orinda Huta dhe balerina Isida Mollaymeri, ato që kanë shpërndarë disa foto dhe video nga atmosfera e dasmës me fansat.

Në to shihet Klevisi dhe Anjeza shumë të lumtur, teksa ajo që bie në sy është look-u shumë i thjesht i nuses, e cila ka zgjedhur një fustan të bardh të thjesht dhe i ka lëshuar flokët.