Mëngjesin e sotëm në emisionin "KafeIN" ka qenë i ftuar aktori shqiptar Ledion Zoi, i cili ka treguar diçka më shumë për shfaqjen e re ‘Këmbëzbathur në park’ që do të luhet për publikun në datat dhe 2 dhjetor.

Teksa ka qenë duke treguar diçka më shumë për shfaqjen, shumë nga teleshikuesit kanë vënë re ngjashmërinë e madhe që ka mes Ledionit dhe aktorit të famshëm turk Kivanc Tatlitug.

Shumë prej tyre kanë dërguar mesazhe gjatë transmetimit live, ku vinin re ngjashmërinë e madhe mes tyre dhe situate ka dal pak jashtë pritshmërie, pasi moderator mezi është rikthyer në temën e mëparshme.







