Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 14:02

Pa asnjë problem, këngëtarja shqiptare pranon se blen rroba te gabi

E ftuar së fundmi në emisionin "Why not" ka qenë këngëtarja shumë  e dashur për publikun Flaka Krelani. Flaka njihet për tipin e  saj të drejtpërdrejt dhe pa komplekse dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, ajo ka pranuar në mes ë emisionit që blen rroba të përdorura tek gabi.

Këngëtarja është pyetur nga moderatorja Roza Lati, se cila është gjëja që bën më me qejf në Tiranë që se bën dot në Kosovë dhe Flaka ka thënë blerjet tek gabi.

“Shkoj te gabi për të blerë rroba.”, ka rrëfyer ajo e cila ndonëse shquhet për veshjet e saj firmato dhe jetën luksoze nuk e ka aspak problem ta pranoj këtë fakt.