Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 14:02

Në 5-vjetorin e tij të lindjes, Adrola i bën Troit surprizën e ëndrrave

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është një nga modelet më të kërkuar anë vendin tonë. Që në daljen e saj të parë, ajo ka tërhequr shumë vëmendjen me pamjen e veçantë dhe jetën e saj private. Siç dihet Adrola është nënë e një djali që quhet Troi.

Ditën e sotme, Troi ka 5 vjetorin e tij të lindjes dhe Adrola i ka realizuar atij një nga dëshirat më të mëdha. Siç rrëfeu modelja pak kohë më parë, Troi kishte ëndërr që të shkonte në ‘Disneyland’ dhe pikërisht sot Adrola e ka çuar atë në Paris.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Troin pranë kullës ‘Eifel’ dhe në përshkrim të fotos i ka bërë një urim shumë special.

“Gëzuar Ditëlindjen, Jeta e mamit! Mu bëfsh MBRET, dhe JETA JOTE qoftë e mbushur, vetëm me ditë të BARDHA! S’mund ta besoj që kaluan pesë vite nga dita që kur TI erdhe në jetë, nga një “MIUSH” i vogël, mu bëre një “TROI” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur më kap Dorën dhe ma Puth, oh, sa të Adhuroj kur e bën këtë gjest dhe Ndjej që më do dhe më kupton akoma më shumë dhe je gjithmonë me Mua edhe kur s’jemi Pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, O MBRETI IM, por TI do të jesh gjithmonë “MIU” i vogël, që jep aq shumë DASHURI dhe MIRËSI!!! TI je Bekimi dhe Dielli që Rrezaton për mua, o Biri im, TROI!!!! TI, pa folur të bën të ulesh në Gjunjë, e të thuash çdo ditë: “FALEMINDERIT O ZOT”!!! ZOTI TË BEKOFTË, BIRI IM”,-shkruan modelja e njohur.