Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 14:02

Nuk pritej: Bora Zemani heq dorë nga prezantimi dhe të gjithë ngelën gojë hapur

Këtë sezon televiziv moderatorja e njohur Bora Zemani së bashku me Ardit Gjebrean kanë prezantuar këto javë të gjithë konkurrentët e spektaklit 'Kënga Magjike', i cili pritet të mbahet pas disa ditësh.

Bora ka qenë së fundmi e ftuar në “Thumb” ku ka folur diçka më shumë për eksperiencën e saj të re dhe ka treguare se është shumë entuziaste që do të prezantojë “Këngën Magjike” me Klauda Pepën dhe Ardit Gjebrena. Po ashtu Bora zbuloi se ndoshta në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e TV për një arsye të veçantë.

"Planet janë gjithmonë në lidhje me televizionin por në të ardhmen mund të mos jem më në ekran. Unë kam provuar dhe role të tjera në televizion, për shembull puna si autore më ka shijuar shumë, ndoshta në të ardhmen mund të jem vetëm autore. Publikut vjen një moment që mund t'i lodhen njerëzit."- është shprehur ajo.