Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 13:01

E tmerrshme: Renato Mekolli kërcënohet nga dy persona të maskuar

Ditën e djeshme në emisionin 'BE Coffee' që prezantohet nga Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar një nga personazhet më të komentuara momentalisht nga mediat Renato Mekolli. Shefi i njohur i kuzhinës ka folur më shumë rreth emisionit të tij, i cili ka thyer rekord shikueshmërie, por ka rrëfyer dhe shumë ndodhi të ndryshme nga jeta e tij.

Një nga rrëfimet që habiti publikun ishte kur Renato tregoi se është kërcënuar me armë nga dy persona të armatosur. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pak kohë më parë kur Renato ka qenë në Greqi.

 

Renato ka treguar se teksa ndodhej në një bankë, ku do depozitonte disa lekë, dy persona të armatosur kanë hyrë duke i kërcënuar.

"Është shumë e frikshme, mos të të ndodhë. Kam qenë në bankë që të hidhja lekët e mia dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim të na vijë rradha u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. U frikësova patjetër se nxorri dhe pistoletën. Në atë sekond ti nuk mendon asnjë gjë veçse shëndeti dhe nuk e di dhe unë sesi do vejë. U ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të nxjerr lekët nga xhepi dhe ti fus në brekë."- ka rrëfyer Renato.