Prej disa kohësh trashëgimtarja e njohur e "Top Medias" Lori Hoxha, ka vendosur që të rrëfej më shumë detaje për jetën e saj private, nëpërmjet videove të ndryshme në Youtube. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një video ku ndër të tjera ka treguar se urren të festojë ditëlindjen.

Siç ka treguar vetë blogerja, dikur ka qenë shumë e emocionuar dhe mezi priste që të vinte dita e saj e lindjes, mirëpo që pas festës së 24 vjetorit ajo ka ndryshuar mendim.

“Kam qenë fansja numër 1 e ditëlindjeve të mia. Prisja gjithë vitin për atë ditë dhe e festoja një javë rresht. Do vendosja kode veshjesh, do t’i bëja njerëzit të visheshin bardh e zi e gjera si këto. Kurse tani e urrej!”- u shpreh Lori në videon e postuar në kanalin e saj të YouTube-it.

“Vjet kisha ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Vjet e festova ditëlindjen në Shqipëri. Organizova një festë ku të gjithë ishin të veshur në ngjyrë të florinjtë. U bënë të gjithë tapë, ndërsa unë jo. Isha gjatë gjithë kohës duke menduar: “Duhet urgjent të shkoj në shtëpi!” E urrej ditëlindjen time të vjetshme dhe s’do festoj më asnjë nga ditëlindjet e mia vetëm për shkak të atij viti.”







