Nga Shqipëria / E Hënë 26 Nëntor 2018, 12:12

Si gjithë baballarët e rinj, edhe Erion Veliaj ka këtë hall me Kajan

Dy muaj më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin special Kajan. Ndonëse ata janë shumë aktiv dhe të ndjekur në rrjete sociale kanë preferuar që të ruajnë privatësi e vogëlushit dhe të mos publikojnë foto të tij.

Ditën e djeshme, Veliaj ka qenë i pranishëm në një event sportive nga grupi Taekwondo-së , ku sportistët i kanë dhuruar një bluze me emrin e Kajan. Kryebashkiaku e ka ndarë këtë dhuratë në Instagram dhe pranë saj ka rrëfyer edhe një hall që ka me vogëlushin.

"Ore po unë mezi e vë të flejë, dhe Taekwondo-ja i duhet këtij birit tim dhe nuk ka më gjumë gjithë mëhalla."- ka shkruar Kryebashkiaku në postim, duke lënë të kuptohet se si të gjithë prindërit e rinj, edhe ai po has probleme me vënien e të birit në gjumë.