Prej një muaj reperi njohur shqiptar, Stresi, ndodhet në burg pasi u arrestua në një hotel në Tiranë ku ju gjet armë dhe kokainë. Si dihet familja e tij, por edhe e fejuara Kejsi kanë shprehur mbështetjen e tyre për reperin dhe kanë treguar se janë të sigurt se ai është i pafajshëm.

Kejsi ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video ku shfaqet së bashku me Stresin.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video ku së bashku me reperin shihen të shtrirë në shtrat teksa shkëmbejnë puthje e ledhatime. Në video shihet se Stresi është në gjumë teksa Kejsi shkon dhe i jep shumë puthje dhe e thërret habibi.







