Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit" ka qenë i ftuar analisti dhe gazetari i njohur shqiptar Artur Zheji. Moderatorja e emisionit, Rudina Dembacaj ka çuditur publikun teksa ka deklaruar përpara të gathëve se Zhejin e ka pasur dhe vazhdon ta ketë shumë fiksim.

“Unë vazhdoj të të kem fiksim edhe pse ti erdhe në studio.”, I tha Rudina Zhejit.
“Rëndësi ka që nuk fiksohemi. Domethënë si të thuash ti më ke fiksim, unë të shmangem.”, ja kthen ai.

“Bënke të vështirin ti se nuk e paskam kuptuar? Ti ke strategji Zheji? Unë jam delja në këtë mes.” thotë moderatorja.

“Nuk është ashtu, nuk jam unë kasapi këtu se në finale gjithmonë femra është kasapi i mashkullit.”, përfundon Zheji.





