Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 17:05

Harrojeni Noizyn e keq, reperi bëhet çun për shtëpi dhe ne s’po u besojmë syve

Noizy është një nga reperët më të dëgjuar në vendin tonë. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë shumë klikime në Youtube. Mirëpo siç dihet për shkak të rrymës muzikore që ai këndon të shumtë kanë qenë ata që e kanë cilësuar reperin si një djalë të keq.

Por së fundmi Noizy u ka treguar të gjithëve se është shumë më ndryshe nga sa e imagjinojnë të tjerët. Ai është kthyer në një djalë për shtëpi pasi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku shihet duke gatuar bukë me vezë.

Reperi e ka bërë këtë pjatë për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila e ka publikuar më pas në profilin e saj, duke treguar kështu se është duke punuar për një këngë të re me reperin.