Na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të gjithë mezi po presin eventet e ndryshme që 'Bashkia e Tiranës' ka organizuar për datën 28 dhe 29 nëntor. Pak më herët është mësuar se në Natën e bardhë në sheshin Skënderbej do të mbahet një super koncert, ku do të performojë këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gace.

Së bashku me Aurelën në skenën e madhe do të ngjitet edhe këngëtarja Elhajda Dani, Vesa Luma, Erik Lloshi etj.

“A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë? Aurela Gaçe na pret të gjithëve te sheshi ‘Skënderbej’. Tag miqtë dhe mos mungo!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.




