Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 16:04

Vin Veli në një lidhje të re, Bora Zemani ka dy fjalë për ti thënë

Një nga ndarjet më të diskutuara të muajve të fundit ka qenë ajo mes moderatores, Bora Zemani dhe Dj të njohur Vin Veli. Çifti në fillim të këtij viti pranuan publikisht se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre nga e cila kanë edhe një djalë që quhet Arbor.

Bora ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Thumb" ku ka folur për marrëdhënien që ka tani me ish partnerin. Siç tregoi ajo ndonëse ata nuk janë miq përpiqen që të bashkëpunojnë bashkë për të mos i munguar asgjë djalit të tyre.

Moderatorja e "Kënga Magjike" u ngacmua nga ana e dy moderatoreve dhe u pyet sesi do të ndihej nëse Vini do bënte zyrtare lidhjen e tij.

“Nuk do më vijë asnjë gjë fare. Unë i uroj sa më shumë lumturi, kjo gjë nuk ka lidhje me mua fare”, ka rrëfyer Bora duke e mbyllur një herë e mirë këtë histori.