Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 15:03

Young Zerka dhe Ronela Hajati i japin fund lidhjes, reperi bën deklaratën e papritur

Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë një nga dyshet që janë komentuar më gjatë muajt e fundit në media. Prej kohësh përflitet se janë në një lidhje mirëpo ata gjithmonë e kanë mohuar duke treguar se janë thjesht miq.

Mirëpo pavarësisht kësaj Young Zerka i pyetur në intervista ka bërë deklarata të ndryshme dashurie.

Por së fundmi ai I ka habitur të gjithë teksa në një intervistë për Thumb ka rrëfyer se është single dhe në kërkim të shpirtit të lirë. Ka mjaftuar kjo deklaratë e tij dhe ditën e sotme të gjithë fansat kanë ngritur aludimet se çifti i ka dhënë fund lidhjes.