Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 14:02

Si asnjëherë më parë, Monika Lubonja fotografohet pa asnjë rrobë në trup

Aktorja e njohur Monika Lubonja është padyshim një ndër personazhet që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me rolet e saj, por edhe me pamjen. Monika është mjaft e kujdesshme për look un e saj dhe gjithmonë kujdeset deri në detaj.

Siç dihet ajo prej kohësh është pjesë e spektaklit ‘Dance with me’ ku së bashku me kolegun  saj Donald Veshaj komentohen gjatë për performancat e tyre.

Ditën  e djeshme aktorja e njohur  ka habitur të gjithë ndjekësit teksa për herë të parë ka publikuar një foto ku shfaqet tërësisht lakuriq teksa gjoksin e ka mbuluar me duar. Pranë fotos që u komentua shumë nga ndjekësit aktorja kishte shkrua:

“Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…
S’e di, nëse fitova qetësinë!…
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë.”