Isli Islami është padyshim një nga moderatorët e rinj shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e tij të parë. Ai së bashku me Ori Nebija çdo mëngjes shoqëron shqiptarët me emisionin e njohur radiofonik "Wake up".

Mirëpo siç duket Isli si shumë nga kolegët e tij ka vendosur që të eksperimentojë dhe në fushën e muzikës. Ai I është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se shumë shpejt do të sjell një surprizë për ta.

“Ke menduar të bëhesh pjesë e tregut muzikor? Ke një zë të bukur, prandaj them?” – e pyet ndjekësi në profilin e tij në “Instagram”.

“Jo taman, poooor kam një gjë të vogël të bukur mbi të cilën po punoj për qejfin tim” –u përgjigj Isli.





