Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 13:01

'Filluan të qanin', Adelina rrëfen takimin e parë mes babait dhe Serjoza Markov

Këngëtarja shumë e komentuar në media, Adelina Tahiri ka qenë ditën e djeshme në një intervistë për "Prive" ku ka rrëfyer diçka më shumë për martesën e saj me Serjoza Markov, lindjen e djalit por edhe detaje të panjohura nga njohja me bashkëshortin, si dhe takimin e parë të tij me babain e Adelinës.

"Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje.

“Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj", tregoi Adelina.