Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 13:01

Nuk pritej, Ramush Haradinaj zbulon emrin e dashnores në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë i ftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka treguar më shumë për vetën dhe familjen e tij.

Që në fillim të emisionit, moderatori Ermal Mamaqi e ka ngacmuar Haradinaj duke e pyetur se nëse ka dashnore. Kryeministri ka habitur me përgjigjen e tij teksa ka pranuar se po e ka një dashnore.

Haradinaj është afruar tek Ermali dhe i ka thënë: “E vërteta është e vërtet”, u shpreh Haradinaj dhe pranoi të thoshte edhe emrin e saj. “Emri i dashnores time është Anita”, tha kryeministri duke iu referuar bashkëshortes së tij.