Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 13:01

Alfio dhe Fatma do i japin fund beqarisë, moderatori zgjedh dëshmitarin e dasmës

Pak javë më parë, moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i njohur Alfio Rrotani bënë publike lidhjen e tyre. Çifti rrëfeu që kanë dy vjet bashkë dhe se janë shumë të dashuruar. Në postime të ndryshme në Instagram dyshja ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria ku nuk kanë munguar as dedikimet e ëmbla.

Mirëpo siç duket marrëdhënia e tyre po bëhet më serioze, pasi së fundmi vetë Alfio ka pranuar s enë një të ardhme do të martohet me Fatmën dhe se madje kanë gjetur edhe dëshmitarin e parë të dasmës.

Në një intervistë për Jo vetëm mode, Alfio ka treguar se dëshmitar në dasmën e tij me Fatmën do të jetë kolegu dhe miku i tij i ngushtë Indrit Çela.