Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 13:01

Jo më beqare, Era Istrefi kapet mat me këngëtarin e famshëm britanik

Që pas ndarjes nga Faton Shoshi, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka preferuar që jetën e  saj private ta mbaj larg syrit të publikut dhe nuk është përfolur për asnjë lidhje. Mirëpo siç duket ajo kohët e fundit është zhvendosur në Londër dhe një nga arsyet e këtij vendimi është këngëtari i famshëm britanik Julian Perreta.

Sipas disa fotove të publikuara nga ‘Iconastyle’ dyshja janë parë duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe po përflitet se janë në një lidhje dashurie. Dyshimet e fansave i ka shtuar edhe më shumë një postim që vetë Julian ka bërë në Instastory ku e quan Erën princeshën e tij.