Prej disa javësh në media është përfolur gjatë përplasja mes prezantuesit Ermal Mamaqi dhe Alynes, të dashurës së blogerit të famshëm Nas Daily. Gjithë debate nisi pas një pyetje të Kejvinës të cilën Alyna nuk e priti aspak mirë dhe shpërtheu në të qara duke treguar se në Shqipëri femrat trajtohen si plehra.

Mirëpo ajo nuk u ndal me aq, pasi disa ditë më parë nëpërmjet një videoje në faqen e saj në Facebook, ka folur rreth kësaj interviste duke këmbëngulur se pyetja e Kejvinës nuk ishte aspak shaka.

Ditën e djeshme moderator Ermal Mamaqi ka publikuar një video ku ka sqaruar një herë e mirë incidentin e shumëpërfolur, duke rrëfyer se Alyna e ka përdorur.

"Në fillim isha shumë i hutuar sepse nuk e dija nëse ajo po qante, po qeshte apo po shtirej. Po i shpjegoja që ishte thjesht shaka dhe një pyetje qesharake. Ajo filloi të na ofendojë. Jo vetëm mua, por çdo shqiptar duke thene se sa harbutë qenkemi ndaj femrave", shprehet Ermali. E dashura e Nasit bën një video për të vënë në dukje çështjen e saj duke më përdorur mua si një imazh seksizmi, për të treguar sa i keq jam dhe sa e mirë dhe e drejtë është ajo. Unë mendoj se e dashura e Nasit e përdori këtë situatë. Ajo më përdori mua. Në çështjen që po ngre e dashura e Nasit dhe që po bën virale kam dyshime që ajo vetë po përdor femrat negativisht dhe mbi të gjitha Kejvinën. Ajo po përdor imazhin e një vajze tjetër për të ngritur çështjen e saj", shprehet Ermali. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.”, thotë ndër të tjera Ermali.






