Nga Shqipëria / E Diel 25 Nëntor 2018, 12:12

'Nuk kemi dashuri', Adelina Tahiri flet për herë të parë për raportin me vajzën e burrit

Mbrëmjen e djeshme në emisioni "Prive" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur Adelian Tahiri e cila për herë të parë ka folur për bashkëshortin e saj Serioza Markov, djalin Jon por edhe për  raportin që ka me vajzën e burrit.

Siç rrëfeu ajo, me të nuk kanë ndonjë lidhje shumë të afërt por e respektojnë njëra tjetrën dhe e respekton shumë.

"Burri im ka të gjitha të drejtat për vajzën e vetë, si çdo prind që fëmijën e vetë e do më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë i blej asaj dhuratë. Ajo ka nënën e vetë, nuk mund të më dojë mua si nënën e vetë, as nuk e dëshiroj atë, thjesht kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Vajza e do babain tmerrësisht shumë, por mua nuk më ka njeri të familjes që të konceptojë si të afërt, që është gjë normale. Nuk kemi urrejtje, jo dashuri, marrëdhënie normale", u shpreh Adelina.