Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 23:11

I thumboi keq bashkëshortin, shihni si i kthehet Adelina Olti Currit

Një foto e publikuar ditën e djeshme nga ana e këngëtares Adelina Tahiti ku ajo shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj teksa në fytyrën e tij ishte vendosur një filtër Instagrami, u komentua gjatë nga mediat.

Fotoja u shpërnda në një faqe Instagrami ku blogeri dhe gazetari i njohur Olti Curri kishte lënë një koment thumbues për çiftin.

“Kush është bashkëshorti këtu?”, kishte shkruar Olti në foton e çiftit.

Mirëpo ky koment i shumë përfolur në media nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtarja, e cila ka reaguar menjëherë.

Prive ka kontaktuar Adelinën duke e pyetur në lidhje me komentin e Oltin.

“Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ka thënë Adelina Tahiri në përgjigjen e saj për “Prive”.