Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida, është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe më të dashur nga fansat. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në Youtube.

Siç dihet që në daljen e saj të parë, Kida ka ruajtur pothuajse të njëjtin look dhe rrallëherë ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve ose gjatësinë e tyre.

Ditën e sotme këngëtarja i ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto ku shihet se nga brune është kthyer në bjonde. Ajo i ka zgjatur flokët deri tek beli dhe ka zgjedhur ngjyrën bjonde platin, një model ky që i shkon shumë këngëtares.





