Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 22:10

Plas grushti për një lakër, Renato Mekolli dhe konkurrenti përplasen fizikisht (Video)

Renato Mekolli dhe spektakli "Hell’s Kitchen" kanë qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit. Shefi i njohur shqiptar ka tërhequr vëmendjen me sjelljen e tij agresive dhe sharjet që u bënë herë pas herë konkurrentëve në spektaklin e njohur.

Siç dihet ai prej javësh ka pasur një përplasje me një nga konkurrentët që quhet Erion. Ditën e sotme situate mes tyre është rënduar më shumë, pasi shefi dhe Erioni janë zënë keq për prerjen e sallatës aq sa janë përplasur fizikisht.

Në videon e mëposhtme shihet teksa Erioni nuk i pranon fyerjet dhe kritikat e Renatos dhe e shtynë atë para të gjithëve.