Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 22:10

Pak para lindjes, Elita Rudi publikon foton që do t’ju shkrijë zemrat

Para disa javësh moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko pranuan më në fund lajmin e shtatzënisë. Në klipin e fundit të Gjikos në një fragment Elita shfaqej me barkun e rrumbullakosur teksa Gjiko ishte duke ja fërkuar.

Që prej asaj dite  Elita ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto ku është shfaqur e lumtur teksa shijon këto ditë të ëmbla.

Pak minuta më parë, ajo i ka ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithë ndjekësve teksa ka publikuar një foto ku shihen dy mbesat e saj duke i puthur barkun e fryrë. Siç duket vogëlushet mezi presin që të kenë pranë kushërirën ose kushëririn e tyre.