Sresi dhe Kejsi që pas bërjes publike të lidhjes së tyre janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara në portale. Lidhja e tyre është shoqëruar me një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh mirëpo ata kanë treguar se e duan shumë njëri-tjetrin.

Siç dihet që prej kohës që Stresi është arrestuar, Kejsi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar vazhdimisht foto dhe video duke përkrahur partnerin. Ditën e sotme, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me Stresin. Njëra prej tyre e ka pyetur se nëse kanë në planë të bëjnë fëmijë.

“A i do partneri yt fëmijët? Djalë apo vajzë në fillim?” – ishte një nga pyetjet që Kejsi u përgjigj.
“Po, ai do djalë të parin” – tha Kejsi duke treguar kështu se ata kanë në planë të bëjnë një fëmijë.






