Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 21:09

Nuk do të ketë 'Big Brother VIP', ja arsyeja e anulimit të spektaklit të famshëm

Disa muaj më parë në media bëri bujë lajmi se spektakli i njohur "Big Brother Albania VIP" do të niste shumë shpejt në ekranin e Top Channel. Madje vetë televizioni I njohur nxori promon ku lajmëronte se shumë shpejt do të riniste një nga spektaklet më të dashura për publikun.

Po ashtu këto kohë të shumta kanë qenë lajmet lidhur me të pasi u përfol se do ta prezantonte ose Luana, Ledjon Liço ose Dojna Mema. Mirëpo asnjë prej tyre nuk u konfirmua.

Siç duket Top Channel ka hequr dorë nga ky spektakël. Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ televizioni i njohur e ka anuluar këtë spektakël pasi shpenzimet e tij janë shumë të mëdha.