Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 21:09

Si nëpër filma: Shtëpia moderne e Zaimina Vasjarit është thjesht unike

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Zaimina Vasjari është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara në media. Pak mua më parë ajo u bë nënë për herë të parë të një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Khloe.

Mjaft e ndjekur dhe e pëlqyer në rrjetet sociale, këngëtarja shpesh herë publikon foto nga jeta e saj e përditshme dhe nga vogëlushja Khloe. Ditën e sotme bukuroshja brune i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat teksa ka publikuar disa foto ku shfaq shtëpinë e saj super modern.

Në fotot shihet se në shtëpinë e saj mbizotërojnë kryesisht ngjyrat e bardha gri dhe të zeza, mobiljet janë shumë modern dhe kuptohet se ambient është arreduar nga vetë Zaimina, e cila është edhe arkitekte.