Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 13:01

Për herë të parë: Gruaja e Kemalit fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur turk që për shqiptarët u bë i njohur pas rolit të Kemalit, Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij ishin në pritje të fëmijës së parë. Ata konfirmuan lajmin për fansat duke zbuluar se janë në pritje të një djali.

Së fundmi mediat turke kanë publikuar për herë të parë një foto të aktores me barkun e rrumbullakosur. Ajo shihet e veshur thjesht dhe me një make up natyral teksa shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.

Siç dihet Fahriye Evcen është katër muajsh shtatzënë dhe nga fotot duket mjaft e lumtur duke shijuar këto ditë të ëmbla.