Që pas lindjes së djalit, Jon këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar video me bashkëshortin e saj maqedonas Serjoza Markov.

Ditën e djeshme në media qarkulloi një foto ku Adelina shfaqej së bashku me burrin teksa në fytyrën e tij ishte vendosur një filtër make up i.

Kjo foto u shpërnda gjithashtu dhe në një faqe instagrami ku shkruhej: Adelina me bashkëshortin”.

Lidhur me këtë foto ka reaguar edhe blogeri i njohur Olti Curri, i cili e ka thumbuar çiftin nëpërmjet këtij komenti.

“Kush është bashkëshorti këtu?, shkruan Olti poshtë fotos së çiftit të njohur.





