Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 13:01

Adelina publikoi foto me filtra të bashkëshortit, Olti Curri kapet keq me të

Që pas lindjes së djalit, Jon këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar video me bashkëshortin e saj maqedonas Serjoza Markov.

Ditën e djeshme në media qarkulloi një foto ku Adelina shfaqej së bashku me burrin teksa në fytyrën e tij ishte vendosur një filtër  make up i.

Kjo foto u shpërnda gjithashtu dhe në një faqe instagrami ku shkruhej: Adelina me bashkëshortin”.

Lidhur me këtë foto ka reaguar edhe blogeri i njohur Olti Curri, i cili e ka thumbuar çiftin nëpërmjet këtij komenti.

“Kush është bashkëshorti këtu?, shkruan Olti poshtë fotos së çiftit të njohur.